Paralelisht me organizmin e Topit të Artë, në Milano të Italisë ishte duke u zhvilluar mbrëmja e ndarjes së çmimeve për sezonin e kaluar të Serisë A. Eventi i përvitshëm prezantohej nga Dileta Leota. Gazetarja që cilësohet si një nga prezantueset më tërheqëse në Itali, ishte autore e një gafe me portierin e Interit, Samir Handanoviç.

Slloveni u shpall për herë të tretë si portieri më i mirë në Serinë A, por për Leotën kjo ishte hera e parë. Ndaj e pyeti si ndihej ai, duke triumfuar për herë të parë në këtë kategori.

Një pyetje e cila duhet thënë që nuk u mor edhe me aq sportivitet nga ana e Handanoviç. 35-vjeçari fillimisht theksoi se kjo ishte hera e tretë për të që fitonte çmimin si portieri i tretë i sezonit.

Ndërsa, më pas erdhi edhe një ngacmim nga ana e Handanoviç. “Shoh që qenke e mirinformuar, por nuk ka rëndësi të fal”, u shpreh slloveni me doza ironie. Nga ana tjetër, prezantuesja Leota u mundua ta kalonte këtë situatë me të qeshura, por gjithsesi nuk u ndihmua edhe aq shumë nga Handanoviç./VipSport/