Trajneri shkodran Elvin Beqiri e ka nisur me fitore debutimin e tij ne pankinen e Terbunit. Ndonese ka qene thjesht nje miqesore ajo ndaj Kastriotit, pukjanet ia kane dale te fitojne me rezultatin 2-1.
Ndeshja eshte luajtur ne kompleksin “Internacional” dhe pjesa e pare ne fakt eshte dominuar nga krutanet. Në minutën e 31-të, një kombinim perfekt nxjerr Joan Çelën në të majtë të sulmit, aty ku me një goditje fluturimthi, tund rrjetën e Kukës, duke zhbllokuar ndeshjen.
Greca mund të kishte dyfishuar në fundin e pjesës së parë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Me shfrat 1-0 në favor të krutanëve mbyllet pjesa e parë dhe me nisjen e së dytës, të dy trajnerët kryen disa zëvendësime.
Pukjanët e gjetën shpejt golin, teksa në të 53-ën barazoi sulmuesi shkodran Albert Mila, i futur si zëvendësues. Krutanët tentojnë të kundërpërgjigjen, por nuk arrijnë të gjejnë kuadratin.
Atë që s’e bëjnë krutanët, e bën Balliu, i cili në brendësi të zonës arrin të driblojë mbrojtjen e improvizuar krutane dhe të mposhtë Vatën, për të shënuar golin e fitores për 1-2. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.