Elvin Beqiri nuk do vazhdojë të jetë në krye të Tërbunit. Klubi i Kategorisë së Parë ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se për arsye personale të trajnerit, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit.
Trajneri shkodran u afrua në krye të stolit pukjan verën e kaluar, duke arritur që në sezonin e parë si trajner profesionist, të sigurojë “play-off” për t’u ngjitur në Superiore. Ishte Apolonia që mposhti Tërbunin në Fier, duke i dhënë fund objektivit të veriorëve.
Postimi i Tërbunit:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët pukjanë se ka ndërprerë bashkpunimin me trajnerin, #ElvinBeqiri për arsye personale të trajnerit që padyshim të gjithë i respektojmë! Tekniku 41 vjeçar u emërua në krye të klubit tonë në Korrikun e vitit 2021 duke qëndruar për një sezon tek ne ku dhe ishte eksperienca e tij e parë si trajner profesionist!
Nën drejtimin e trajnerit Beqiri ekipi ynë regjistroj 12-të fitore 11-të barazime dhe 10-të humbje ku me këto rezultate e mbyllem në vendin e pestë në Kategorinë e Parë! Dy ndeshje të humbura kanë qënë në kupen e Shqipërisë dhe një humbje në “play-off”, pjesa tjetër i përket kampionatit!
I gjithë stafi drejtues i klubit tonë, tifozët Pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” e falenderojnë trajnerin Beqiri për gjithçka çfarë i dha ekipit tonë në një sezon të mirë dhe plot emocionues. I urojmë gjithashtu shumë suksese në karrieren e tij dhe shpresojmë që kjo të jetë një mirupafshim dhe jo një lamtumirë!
“Dy ngjyra një emër, TËRBUN të kam në zemër”