Elvin Beqiri, shpreson që Vllaznia e sezonit të ardhshëm të jetë pretendente. Një nga emrat më të spikatur të ekipit Vllaznisë është I mendimit se nëse gjërat bëhen realitet sicc edhe janë nisur atëherë në sezonin e ardhshëm, pritet të ketë një Vllazni tjetër. Teksa ka theksuar se Vllaznia për të qenë e denjë për titull ka nevojë për lojtarë cilësorë. Mbrojtësi që ka edhe një vit tjetër kontratë me ekipin e Vllaznisë kërkon që të arrijë një sukses sezonin e ardhshëm.

Ai  është I mendimit se kjo Vllaznia e fazës së dytë ka bërë më të mirën e saj, pavarësisht se edhe mund të ishte mëarrë diccka më shumë. Ndërsa ai ka folur edhe klasiken me Tiranën dhe dëshirën që Vllaznia e tij të marrë një rezultat pozitiv në atë përballje.
-Beqiri nesër (të shtunën), sfida me Tiranën, si e shikoni atë?
Përherë takime të tilla me ekipin e Tiranën shikohen si përballje ku duhet fituar. Nuk ka shumë rëndësi se ccfarë vendi dhe për ccfarë luftohet, e rëndësishme në këto sfida është që të jepet më e miar dhe të merret përherë një rezultat pozitiv. është një përballje që nuk duket se ka shumë rëndësi për ne po ashtu edhe për Tiranën,  për vetë faktin se jemi larguar disi nga ai objektiv për të arrritur vendin e katërt në tabelën e klasfikimit. Por unë jam I mendimit se përherë të tillë takime paraqesin një interesim maksumal.  Në  do të shkojmë për fitore në këtë përballje.      
-Tani që thuajse objektivat e klubit të Vllaznis për një vend në katërshe duken paksa larg. Mendoni se kjo ka qenë më e mira e kësaj Vllaznie?
Mendoj se me kpak kujdes mund të kishim martrë edhe diccka më tepër. Kemi lënë pikë që mendoj se me ta mundtë ishim brenda objektivave. Megjithatë mendoj se nga kjo Vllazni është marrë më e mira dhe kështu dio të vazhdohet deri në fund. Nuk duhet harruar se skuadra jonë gjatë gjithë këtij sezoni ka luftuar vetëm me mundësitë e veta, pa asnjë aleat. Prandaj e them se ne kemi bërë maksimumin dhe këtë kërkojmë të bëjmë deri në fund të sezonit, pa më të voglin kompromis .
-Ka filluar puna për ndërtimin e skuadrës së sezonin e ardhshëm, e shikoni si pozitive?
Mund të them se është tepër pozitive. Vllaznia nëse do të kërkojnë që të jetë kampion apo të luftojë në të dy trofetë deri në fund duhet që të marrë rreth vetes lojtarë cilësorë. Ajo që kemi mësuar më duket se është tepër pozitive, por ndoshta duhet pritur konkretizimi që të flitet me plot gojë se Vllaznia do të jetë e denjë për Titull dhe Kupë.
-Ka preferenca Beqiri për një emër konkret për qëndrën e mbrojtjes me të cilin do të kishte dëshirë që të luante…..
Nuk kam ndonjë lojtarë të preferuar, por kur kam dëgjuar për Dushkun me të thënë të drejtëm më është bërë qejfi pasi është një lojtarë cilësoë. Mendoj se me sa më shumë lojtarë cilësorë në përbërje aq më të mëdha do të jenë objektivat e Vllaznisë.
-Si e shikoni ruajtjen e një boshti për seoznin e ardhshëm?
Mund të them me plot gojë se një skuadër nëse nuk ruan borshtin nuk ka për të patur rezultate. është e vështirë të ndërtohet gjithccka prej fillimi. Unë mendoj se kjo skuadër e ka një bosht, por ka edhe një grup djemsh të rinjë me prespektivë. Mendoj se nëse ruhen të gjithë këto atëherë nuk do të mungojnë as rezultatet. Blerjet sicc edhe e thashë nuk duhet të jenë sasiore, por cilësorë. Për këtë ka nevojë Vllaznia.

Admir URUÇI