Zlatan Ibrahimoviç është kthyer përsëri në fushën e lojës për një ndeshje futbolli, jo në një sfidë zyrtare, por në një miqësore brenda grupit të kuqezinjve dhe lojtarëve të ekipit U18.
Një ndeshje e veçantë për sulmuesin suedez pasi ka luajtur përkrah djalit të tij me fanellën kuqezi.
Pioli vendosi të aktivizonte në këtë ndeshje lojtarët që nuk kishin luajtur në sfidën e mbrëmshme ndaj Totenhem dhe ata që kishin pak minuta në këtë sfidë, ndërsa kishte lënë pushim të tjerët. Përballë ishte U18 e Milanit ku luan një tjetër Ibrahimoviç, Maksimilian, djali i madh i Zlatan.
Ky i fundit ishte lideri i sulmit të ekipit U18, duke luajtur përkrah të birit i cili vepronte si sulmues në të majtën. 16-vjeçari luan sulmues krahu dhe ashtu si vëllai i tij më i vogël, Vinsent, është pjesë e akademisë së kuqezinjve, duke kompletuar familjen Ibrahimoviç në strukturat e klubit.