HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEmocionet e futbollit, ja si i përjeton tifozi i Vllaznisë sekondat e...

Emocionet e futbollit, ja si i përjeton tifozi i Vllaznisë sekondat e fundit të ndeshjes me Kukësin (VIDEO)

Vllaznia mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme, duke mposhtur me rezultatin 1-0 Kukësin dhe duke iu afruar kështu Bylisit të vendit të 7-të.

Ankth tek tifozët e Vllaznisë në minutat e fundit ishte me të vërtetë i madh, teksa shumë mirë kjo tregohet edhe në një video të kapur në stadium në minutat e fundit.

Në video është një tifoz, i cili në çdo aksion të skuadrave është në ankth të madh, aq sa nuk e mban as vendi ku qëndron.

Tifozi nuk qëndron dot i qetë, ndërkohë që shikon skuadrën e tij në fushë dhe pret me padurim përfundimin e ndeshjes. Kjo tregon më së miri se tifozët shkodranë Vllazninë e kanë në gjak.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments