Emërimi i Samuel Nikajt në krye të Kastriotit pritet që të shoqërohet edhe me veshjen e fanellës së kësaj skuadre të disa futbollistëve shkodranë. Kjo natyrisht që është e drejtë sepse bëhet fjalë për lojtarë të cilët ai i njeh mirë dhe ua di vlerat. Njëri prej tyre është sulmuesi Arsen Hajdari.

Ky futbollist deri para pak kohësh ka qenë pjesë e ekipit të Vllaznisë por me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, ai nuk është përfshirë në planet e ekipit të parë por i është dhënë mundësia që të jetë pjesë e ekipit B që merr pjesë në kategorinë e parë. Por pas ofertës së Kastriotit, nuk përjashtohet mundësia që Hajdari të bëhet pjesë e tij. Trajneri Nikaj ka probleme me sulmin dhe me afrimin e këtij lojtari mendon ta rregullojë atë. Megjithatë duhet të presim edhe disa ditë për të parë nëse do të realizohet apo jo kjo lëvizje.
© shkodrasport.com