Mauricio Poçetino arriti diçka të paimagjinueshme në këtë sezon me Totenhemin e tij, duke e kualifikuar deri në finalen e Ligës së Kampioneve, të cilën pakkush e mendonte të mundur për londinezët. Ndaj me të drejtë trajneri argjentinas ka shpërthyer në lot duke mos përmbajtur emocionet pas vërshëllimës finale.
Por jo vetëm në fushë, edhe para kamerave në intervistën pas ndeshjes ai është ndalur disa herë mes duke fshirë lotët nga fytyra, dukshëm i emocionuar për atë që kishte arritur me Totenhemin.
“Faleminderit futboll, Faleminderit lojtarëve të mi. Ua thashë, lojtarët e mi janë heronj. Është e pamundur të përjetosh emocione të tilla pa futbollin. Unë jam një person emocional. Faleminderit të gjithëve që besuan te ne, e vështirë të përshkruaj me fajlë atë që ndjejmë.
Kur punon dhe ndjen dashuri, nuk është stres, është kënaqësi. Treguam pasion ndaj Mançester Sitit dhe përsëri sot. Ishte e vështirë, por ky është një turne magjik. Jam kaq me fat që jam një trajner. Të gjithë lojtarët janë heronj, por Lukas Moura është një superhero”, tha ai ndërsa i vërshonin lotët. /vipsport/