Ditën e neserme, e martë 11 maj 2021, ëashtë dita kur do të hapen ofertat e ankandit për blerjen e aksioneve të KF Vllaznia sh.a. nga kompani dhe individë të interesuar. Bashkia e Shkodrës, si aksionare e vetme nga vera e 2011- ës, ka nxjerrë në shitje 100% të aksioneve të klubit legjendar kuqeblu.

Interesi ka qenë mjaft i lartë dhe mësohet se janë mbi 10 kompani dhe individë që kanë paraqitur ofertat e tyre. Mes tyre, janë emra mjaft të njohur e më pak të njohur, të cilët duhet të paraqesin një ofertë mbi dyshemenë e çmimit të vendosur dhe që është 507 milion lekë të vjetra.

Sipas gjasave, kjo vlerë është tejkaluar nga personat e interesuar, për tu bërë pjesë e ankandit. Siç dihet, ankandi u shty për rreth 2 muaj, pas ankimimit për kriteret të një prej kompanive pjesëmarrëse. Sipas burimeve medaitike, jo zyrtare, disa nga kompanitë dhe individët që kanë marrë dokumentacionin për ankandin e KF Vllaznia sh.a. janë si më poshtë:/shkodraweb/

1.CFO PHARMA

Frigul Milla

2.ALMIRO GURAKUQI

Almiro Gurakuqi

3.ALBASPORT& ENTERTAINMENT

Alban Xhaferri

4.COLOSSEO CONSTRUCTION

Dede Fushaj

5.ALBAPHOTO

Alban Xhaferi

6.SHKODRA BETON – INERTE

Mukadez Gjini

7.NATYRA KESHTJELLE

Shkëlqim Bërnaca

8.JONI 5 shpk

Emiliano Zhupa

9.ENGINEERING GLOBAL SOLUTION

Agim Bedo

10.Almiro Gurakuqi

CARPATHIA ALBANIA

Almiro Gurakuqi

Burim Latifi