Futbolli në Shqipëri do të nisë në mesjavë pas bojkotit që ka zgjatur për shumë javë, deri në momentin që Qeveria ra në dakortësim për ndryshimin e gjendjes dhe për të plotësuar pikat e propozuara nga ana e Ligës Profesioniste.

Ndërkohë Kategoria Superiore do të ndërrojë emrin për një sezon, atje ku një kompani shqiptare do të blejë të drejtën për të vendosur emrin e saj. Koço Kokëdhima ka dhënë edhe disa detaje shtesë:

“Për momentin janë dy kompani shqiptare që e kërkojnë të drejtën e emrit, nuk ka munguar interesi. Do të jetë vetëm për këtë sezon.

Shuma? Do të shitet për më tepër se 150 mijë dollarë. Kjo është e përafërt, mund të shkojë edhe shumë më tepër”, ka thënë Kokëdhima.