Eshte krijuar para disa muajsh por deri me tani nuk ka marre asnje mbeshtetje dhe si rrjedhoje me shume mundesi boksieret e “North Boxing Albania” ne garat e ardhshme kombetare nuk do te perfaqesojne Shkodres, por nje Bashki tjeter te Veriut te Shqiperise me te cilen jane ne bisedime.

Nje gje te tille e ka bere te ditur njeri prej themeluesve te kesaj shoqate, Emiliano Çekini, njekohesisht edhe trajneri boksi, i cili ne nje prononcim te dhene per mediat eshte shprehur:

“Ne kemi disa elemente shume shume te mire, te cilet shume shpejt do t’i kemi edhe tek ekipi i te rriturve. Ju siguroj qe shume shpejt “North Boxing Albania” do te jete pretendent edhe me ekipin e te rriturve.

Ne jemi ne negociata per te lidur nje kontrate me nje Bashki tjeter, pasi dihet qe Bashkia Shkoder nuk ka preferuar qe t’i kete keto talente ne gjirin e vet dhe nuk e di arsyen pse. Por e thashe, jemi ne diskutim e siper per te lidhur kontrate me nje Bashki tjeter e cila do ta mbeshtese “North Boxing”, nderkohe qe edhe “North Boxing” do te beje te pamunduren per te nxjerre kampiona dhe per ta nderuar kete Bashki”.

Kujtojme qe pjese e kesaj Shoqate eshte edhe kampioni i Botes Adam Maca, apo dhe boksieri i talentuar Jurgen Lazri dhe te tjete sportiste qe premtojne shume per te ardhmen. Te plote prononcimin e Emiliano Çekinit, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: