Nëse flasim për emrat e klubeve në Europë, atëherë do të shohim emërtime nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet. Por nëse flasim për emrin më të gjatë të një ekipi futbolli, ky klub ndodhet në kampionatin holandez. NAC Breda, një prej ekipeve të cilat gjendet gjithmonë në elitën e futbollit në Hollandë, emërtohet e plotë si: “Nooit opgeven altijd doorgaan, Aangenaam door vermaak en nuttig door ontspanning”.Në përmbajtjen e këtij emri është një thirrje e tifozëve, e cila i vjen në mbështetje të ekipit gjatë momenteve të vështira.
“Asnjëherë mos u ndal, gjithmonë vazhdo përpara, i këndshëm për argëtimin, i vlefshëm për relaksim”, duket paksa e çuditshme, por ky është emri i plotë i një prej ekipeve të “Eredivise”.
Ky klub është krijuar në vitin 1912 me bashkimin e dy ekipeve në një të vetëm. Për të arritur në një marrëveshje të përbashkët, dy klubet arritën në një konsensus të përbashkët, të cilin NAC Breda vazhdon ta mbajë edhe në ditët e sotme. /vipsport.al/