Ne Shkoder duken te shqetesuar per brazilianin Hygor Guimaraes Goncalves. Ai prej tre javesh ndodhet ne vendlindjen e tij prane familjes per shkak te problemeve shendetesore te nenes se tij.

Leja qe ka marre fillimisht ka qene per tre jave por tashme kjo periudhe ka perfunduar dhe ditet e fundit mesohet se mesfushori ka lajmeruar stafin teknik dhe drejtuesit e klubit se e ema vazhdon te kete probleme dhe shendeti i saj ende nuk eshte permiresuar.

Ne fakt, ka patur edhe prej atyre qe nuk kane dashur ta besojne nje gje te tille, duke menduar se Hygor thjesht po nxjerr pretekste sepse nuk ka deshire te rikthehet me tek Vlalznia dhe po mendon per ndonje skuader tjeter.

Por nuk eshte keshtu. Kjo foto e publikuar ne rrjetet sociale nga vete lojtari, sqaron gjithçka. Ne te shfaqet ai bashke me gjithe familjen e tij ne ambjentet e spitalit prane nenes qe eshte ende ne shtrat. Kjo tregon se duhet t’i besojme dhe me te marre nje zgjidhje kjo çeshtje, ai menjehere do te kthehet.
www.shkodrasport.com