intervistat pas ndeshjes për terrenet stërvitore që nuk janë kushte te duhura në Shkodër. Tashmë, fusha e Reshit Rusit është rinovuar dhe ka nisur shtrimi i tapetit.

Brenda pak ditësh fusha do të jetë gati për lojtarët e Vllaznisë që të bëjnë stërvitje normalisht, ndërsa do të vlejë shumë edhe për ekipet zinxhire. Skuadra shkodrane këtë javë u transferua në Durrës për të kryer stërvitjet pasi në Shkodër ishte e pamundur për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

Ky është një investim i FSHF-së që i vjen në ndihmë klubeve shqiptare duke u mundësuar tapetin e fushës.

Postimi i FSHF-së:

“Reshit Rusi” drejt përfundimit rinovimi i tapetit

Federata Shqiptare e Futbollit po përfundon investimin e rradhës infrastrukturor, me “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës që brenda pak ditësh do të ketë një tapet të ri.