Paraqitjet e mira te futbollistit shkodran Eslit Sala ne kampionatin maltez te futbollit vazhdojne dhe ai eshte serish ne 11-shen me te mire te javes edhe kete here.

Ndonese skuadra e tij La Valletta nuk arriti dje te fitonte ndaj Birkirkara (rezultati i sfides ka qene 0-0), mesfushori 21 vjeçar ka bere nje loje shume te mire dhe si rrjedhoje eshte perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 11-te.

Kjo eshte e disata here qe Sala vleresohet ne kete menyre dhe ky eshte nje tregues i vlerave gjithnje ne rritje te ketij lojtari qe eshte rritur tek “Albanian Ajax School”.

Megjithate objektivi dhe synimi i tij eshte qe kampionatin maltez ta shfrytezoje per te kaluar ne nje kampionat me te forte dhe me ecurine qe ai eshte duke treguar, nje gje e tille nuk perjashtohet te ndodhe qe veren e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/