Nje deklarate e ish- drejtorit te Akademise Vllaznia Qashif Hoxha mbremjen e se henes ne emisionin “Sport Show”, ne lidhje me te rinjte qe po aktivizohen te Vllaznia, per te cilen meritat ia ka dhene presidences dhe jo trajnerit, nuk eshte pritur mire nga ky i fundit, i cili ka reaguar gjate konferences se sotme per shtyp pas ndeshjes me Flamurtarin.

Hoxha gjate ketij emisioni ishte shprehur: “Keta te rinjte qe kane shkuar sivjet ne ekipin e pare, nuk i ka marre Josa. I ka çuar presidenca e klubit. Mos ia jepni Joses kete bonus kot. Presidenti ia ka diktuar trajnerit se duhet t’i kete shume ne vemendje keta te rinj.

Nen presionin e presidences, nen presionin e ambjentit dhe rrjeteve sociale, te publikut, por edhe te eksperiences se gabuar te viteve te fundit, ka reaguar edhe Josa duke i dhene hapesirat e duhura. Dhe si Alivoda ashtu edhe Smajli e kane justifikuar totalisht aktivizimin e tyre”.

Dhe pergjigja e sotme e Joses ishte e tille: “Ju keni permend shume lojtaret e rinj qe une kam aktivizuar, ju kam pare neper emisionet sportive, kam dasht t’iu pergjigjem ne disa momente por gjithesecili ka mendimin e vet.

Por duhet te dini se une nuk fus ne loje lojtare te rinj se me thote presidenti, ose me thote klubi qe duhet t’i aktivizoj. Une fus ne loje ate lojtar qe me jep besim se kur te jete ne fushe te ndihmoje skuadren dhe te kenaqe sportdashesin per nje lojtar te rinj qe po hyn ne loje”.

Po, a ka patur nderhyrje te tilla deri tani per lojtaret e rinj? Josa pergjigjet: “Asnje lloj nderhyrje, kete jua siguroj une dhe e njihni mire karakterin tim ne kete drejtim”./SHKODRA-SPORT.COM/