I kane mjaftuar dy paraqitje te mira ne fushen e lojes dhe per 18 vjeçarin lezhjan, ekipet jane vene ne gare per te marre sherbimet e tij. E kemi fjalen per futbollistin e Veleçikut Flavio Zefi i cili po spikat me paraqitjet e tij dhe me siguri do te kete nje te ardhme ne nivele te larta.

Ai eshte nje futbollisti i datelindjes 24 qershor 2004, i cili e ka nisur karrieren e tij te futbollit fillimisht me Shenkollin, ndersa me pas ka luajtur per Brians, duke u rikthyer serish tek Shenkolli, aty ku eshte stervitur nga trajneri Dritan Smajli.

Dhe ka qene pikerisht ky i fundit qe e ka marre tek Veleçiku, ndonese kishte mundesine qe te luante edhe nje sezon me ekipet e moshave te Shenkollit. Per trajnerin Smajli, ndonese 18 vjeç, Flavio Zefi, mund te luaje me shume nivel edhe me te rriturit dhe jo me kot, ka kerkuar qe ta promovoje fillimisht tek nje ekip i kategorise se dyte.

Flavio duket se nuk do ta zhgenjeje trajnerin e ti. Ne ndeshjen e kampionatit ndaj Shenkollit, ai luajti si titullar ne fushe per 90 minuta duke qene nje garanci e madhe ne qender te mbrojtjes per Veleçikun dhe ia ka dale qe bashke me shoket e ekipit ta mbaje porten e tij te paprekur ndonese kishim te benim me nje ndeshje shume te veshtire.

Nderkohe sot ne ndeshjen e kupes ndaj Tiranes, ai ka qene serish si titullar ne fushe, per me teper qe ne “Skender Halili” mesohet te kene qene te pranishem perfaqesues te 3 klubeve te Superliges te cilet kane shfaqur interes per kete futbollist.

18 vjeçari shtatelarte nuk ka zhgenjyer serish, por ka bere nje paraqitje mbreselenese ndaj kampioneve ne fuqi te vendit. Por “Shkodra Sport” meson se per futbollistin e Veleçikut kane shfaqur interes edhe menaxhere dhe skaute te ndryshem te ekipeve te huaja dhe me shume siguri ai shume shpejt do te shkoje per prove.

E rendesishme eshte qe kemi te bejme me nje futbollist qe premton shume per te ardhmen dhe kjo pervoje tek Veleçiku do ta ndihmoje shume per te ngjitur shkallet e karrieres. Te mos harrojme se eshte vetem 18 vjeç…
Gjergj KOLA