Tuesday, August 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk bind Vllazninë, mbyllet...

LAJMI I FUNDIT/ Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë nuk bind Vllazninë, mbyllet aventura e tij në Shkodër

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Elvis Zouhouole nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ri. Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se, sulmuesi 19-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili prej disa javësh ishte në provë me skuadrën kuqeblu, nuk ka arritur të bindë stafin teknik dhe për pasojë nuk do të firmosë kontratë me klubin.

Pavarësisht mundësive të marra në ndeshjet miqësore të fazës përgatitore, paraqitjet e tij nuk kanë qenë të mjaftueshme për të siguruar një vend në organikën e ekipit të drejtuar nga Edi Martini.

Stafi teknik ka bërë vlerësimet përfundimtare dhe ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me futbollistin afrikan. Në këtë mënyrë, aventura e Zouhouoles në Shkodër mbyllet pa një marrëveshje zyrtare.

Ndërkohë, Vllaznia vijon punën për kompletimin e repartit ofensiv dhe pritet të përqendrohet te alternativa të tjera në merkato, me synimin për të përforcuar skuadrën para nisjes së sezonit të ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments