Barcelona dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e katërt në Grupin C të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” dhuroi spektakël, teksa u mbyll me rezultatin 3-3. Ousmane Dembele (40’) dhe Robert Lewandowski (82’, 90+2’) shënuan për katalanasit.

Kurse, për “Nerazzurrët” shënuan Nicolo Barella (50’), Lautaro Martinez (63’) dhe Robin Gosens (89’). Interi pas këtij barazimi ka 7 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më shumë se Barcelona…

Por, episodi i fundit i ndeshjes pa protagonist shqiptarin Asllani, pasi Barcelona e hedhur e gjtiha perpara la totalisht mbrojtjen dhe Lautaro perfitoi duke mbajtur topin dhe duke pasur per shqiptarin (nje super pasim)

Asllani gjendet perballe Ter Stegen dhe ne krahun tjeter eshte me porten bosh Mkitarian qe pret topin por shqiptari godet te kembet e Ter Stegen, teksa me pas perfundon ne goditje nga kendi.

Mkitarian i terbuar, ngre duart dhe i perplas fort, prane tij Latuaro gjithashtu i ben me shenje, por shqiptari duket teper i merzitur dhe nuk i beson atij rasti. Nuk do te kishte ndryshuar shume pasi Interi me fitore ndaj Plzen gjithashtu siguron kualifikimin, por do te kishte qene nata e madhe e Asllanit dhe do te ishte per Barcelona-n nje humbje qe kishte vulen e eliminimit!