Kristiano Ronaldo nuk do të jetë në Paris mbrëmjen e sotme, për ceremoninë e dorëzimit të “Topit të Artë”.

Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane. Pasi ka mësuar se nga publikimet e fundit, nuk do të jetë as tek tre të parët, portugezi i Juves ka vendosur të refuzojë ftesën nga revista “Francë Football” që organizon eventin.

Nga ana tjetër, Kristiano do të marrë pjesë në “Grand Gala”, që organizohet nga Shoqata Italiane e Futbollistëve. Në këtë event, Ronaldo prite që të shpallet lojtari më i mirë i Serisë A për sezonin që lamë pas.

Eventi pritet që të zhvillohet në të njëjtën kohë me ceremoninë e “Topit të Artë”, ku nga ana tjetër me shumë gjasa Leo Mesi do të fitojë për herë të gjashtë Topin e Artë.