Neymar është rikthyer me të dashurën e tij, Bruna Marquezine. Futbollisti më i shtrenjtë në botë siç shkruan “Dily Mail” është fotografuar në një ishull në Brazil me ish-partneren e tij. Çifti ka vendosur që të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit për të katërtën herë. Neymar dhe Bruna janë takuar natën e së shtunës në një festë para Vitit të Ri. Të dy kanë parë duke u puthur dhe përqafuar me njëri-tjetrin duke mos e fshehur simpatinë që vazhdojnë të kenë për njëri-tjetrin.

Neymar dhe ish-e dashura e tij ishin të ftuar ndaras nga miq të ngushtë, por të dy e dinin që do të gjenin njëri-tjetrin atje. Sulmuesi 25-vjeçar i pati thënë medias që do të kalonte Vitin e Ri në Bahia, por ai ishte parë më pas duke ikur me aeroplanin e tij privat të shtunën më herët. Gazetat spekuluan se ai po udhëtonte për të takuar ish-partneren e tij.  Fotografi Raul Aragon ka botuar foton e çiftit në profilin e tij në “Instagram” ndërsa ata kishin shkëmbyer një puthje.

Ish-sulmuesi i Barcelonës i dha fund për të tretën herë lidhjes me aktoren braziliane qershorin e kaluar por nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që ka për të dhe se një ditë mund të riktheheshin përsëri.

Vetë lojtari ka postuar në profilin e tij në “Instagram” foton duke u puthur me Brunën, të cilët duken të lumtur për rikthimin.EDS