Kampioni i Europës në fuqi i sallave të mbyllura në atletikë, shkodrani Izmir Smajlaj ka mbyllur një vit shumë të suksesshëm atë që lamë pas, por ka nisur një tjetër në mënyrën më të mirë të mundshme. Pikërisht në ditën e parë të vitit 2018, atleti 24 vjeçar ka fituar një tjetër “medalje”. Këtë herë në aspektin e gjendjes civile. Ai ka bërë të ditur shokëve dhe miqve të tij se tashmë është zyrtarisht i fejuar teksa ka publikuar një foto duke shkëmbyer unazat e fejesës me njeriun që i ka rrëmbyer zemrën.

Në këtë mënyrë, tashmë Izmiri duke qenë edhe më i qetë në aspektin psikologjik, do të nisë garat zyrtare të vitit 2018 me objektiva të qarta.

Pas pak ditësh do të udhëtojë drejt Turqisë për të marrë pjesë në miting ndërkombëtar që do të zhvillohet në Stamboll e për të vijuar pastaj me të tjerë aktivitete të rëndësishme.

© shkodrasport.com