Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'The Telegraph': Botërori 2026 mund të përballet me rrezik të lartë trukimesh

‘The Telegraph’: Botërori 2026 mund të përballet me rrezik të lartë trukimesh

Botërori 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, rrezikon të përballet me një valë të shtuar tentativash për manipulim të ndeshjeve. Alarmi vjen nga ekspertët e integritetit sportiv dhe hetuesit e basteve të paligjshme, të cituar në një raport të publikuar nga prestigjiozja britanike “The Telegraph”.

Sipas tyre, zgjerimi i Kupës së Botës në 48 skuadra mund ta bëjë turneun më të cenueshëm ndaj trukimeve. Përfshirja e përfaqësueseve me kapacitete më të kufizuara financiare, si dhe vështirësitë në monitorimin e një eventi kaq të madh, konsiderohen si faktorë kryesorë risku.

Një tjetër element shqetësues mbetet rritja e vazhdueshme e tregut global të basteve. Ekspertët theksojnë se qarkullimi i shumave të mëdha, si në tregjet e ligjshme ashtu edhe në ato ilegale, e bën gjithnjë e më të vështirë zbulimin e parregullsive nga FIFA dhe organet përgjegjëse.

Raporti paralajmëron gjithashtu se vështirësitë ekonomike të disa federatave apo lojtarëve mund t’i bëjnë ata më të prekshëm ndaj ofertave financiare nga grupet kriminale që operojnë në tregun e basteve.

Përdorimi i aplikacioneve të koduara dhe platformave të sigurta të komunikimit po e komplikon më tej punën e autoriteteve ligjzbatuese në identifikimin dhe goditjen e rrjeteve që qëndrojnë pas këtyre skemave.

Megjithëse FIFA ka investuar ndjeshëm në sistemet e monitorimit dhe mekanizmat për mbrojtjen e integritetit të garës, ekspertët vlerësojnë se rrjetet kriminale po përshtaten me shpejtësi ndaj masave të reja të kontrollit.

Për pasojë, institucionet sportive ndërkombëtare kanë shtuar vigjilencën, me synimin për të parandaluar çdo tentativë manipulimi që mund të cenojë besueshmërinë dhe reputacionin e Botërorit 2026.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments