Monday, June 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia firmos me një mbrojtës të majtë

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia firmos me një mbrojtës të majtë

Lajmi i publikuar një ditë më parë nga Gazeta “Shkodra Sport” për bisedime në mes drejtuesve të Vllaznisë dhe futbollistit nga Maqedonia e Veriut Xhezair Avduli, jo vetëm që është konfirmuar, por gazeta mëson se tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi i tij si futbollisti më i ri i kuqebluve.

Ai ka hedhur tashmë firmë në kontratë dhe është nisur drejt Sllovenisë për t”iu bashkuar ekipit në stërvitje, ndërkohë që vetë klubi shkodran pritet ta zyrtarizojë në orët në vijim.

Stafi teknik i kuqebluve e kishte konsideruar prioritet afrimin e një mbrojtësi të majtë dhe si rrjedhojë Avduli është parë me prioritet, për të dhënat që ka, por edhe moshën e tij të re, është vetëm 21 vjeç.

Skuadra shkodrane në këtë mënyrë ka nisur të plotësohet, megjithatë drejtuesit janë duke bërë sërish përpjekje për të ofruar edhe të tjerë përforcime cilësore para ndeshjeve europiane.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments