HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEnde asnjë minutë tek Vllaznia, Cojocaru 90 minuta titullar me Moldavia U21...

Ende asnjë minutë tek Vllaznia, Cojocaru 90 minuta titullar me Moldavia U21 ndaj Uellsit

Tek Vllaznia ende nuk ka debutuar në kampionat (ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Burrelit) por Maxim Cojocaru është titullar me kombëtaren U21 të vendit të tij.

Moldavia U21 ka luajtur sot në fushën e vet ndaj Uellsit dhe ka fituar me rezultatin 2-1 teksa një kontribut në këtë sukses ka dhënë edhe futbollisti i Vllaznisë që ka qenë për 90 minuta në fushën e lojës.Kombëtarja e vendit të tij ndonëse për rreth 40 minuta ka luajtur me 10 futbollistë, ka arritur të fitojë ndaj Uellsit.

Cojocaru ndërkohë do të qëndrojë edhe pak ditë i grumbulluar me këtë ekip sepse do të luajë edhe një tjetër ndeshje në ditët e ardhshme dhe më pas do të rikthehet sërish në Shqipëri për t’iu bashkuar Vllaznisë në stërvitje, pikërisht në përgatitjet e saj për sfidën me Partizanin.

Aktivizimi si titullar me Moldavia U21 i këtij futbollisti sigurisht që është një lajm i mirë edhe për trajnerin kuqeblu Mirsad Jonuz sepse do të ketë një alternativë më shumë në dispozicion për ndërtimin e formacionit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments