Pas fitores në ndeshjen e parë të kampionatit, atë në Elbasan ndaj skuadrës vendase javën e kaluar me rezultatin 65-60, Vllaznia e basketbollit të femrave ka arritur sot edhe fitoren e dytë.

Këtë herë ndaj ekipit të Kamzës në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj të cilës ka triumfuar me rezultatin e thellë 84-27.

Në këtë mënyrë starti i kampionatit ka qenë i shkëlqyer për skuadrën e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj ndonëse i janë larguar plot 5 lojtarë para fillimit të kampionatit.

Për këtë arsye, kampionati i Vllaznisë duket se do të jetë vetëm renditja në në vendet 4-5 sepse nuk mund të pretendosh më shumë duke parë edhe përbërjen që tashmë ka ekipi ku shumica e tij është e përbërë nga basketbolliste të reja.
www.shkodrasport.com