HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEnde nuk ka debutuar me Vllazninë, por Mandiangu ka vlerën më të...

Ende nuk ka debutuar me Vllazninë, por Mandiangu ka vlerën më të madhe në treg

Prej kohësh nuk luan me Vllazninë për shkak dëmtimi dhe për rrjedhojë ende nuk ka debutuar për asnjë minutë në ndeshjet zyrtare të saj, por gjermano- kongolezi është futbollisti më vlerën më të madhe në treg nga të gjithë pjestarët e skuadrës shkodrane të këtij sezoni.

Sipas faqes së specializuar transfermarkt.de, ish- futbollisti i kombëtares gjermane të moshave, vlerësohet aktualisht 325 mijë euro në tregun e futbollistëve.

Ajo që të bën përshtypje është se edhe në vendin e dytë nga 29 futbollistët e rregjistruar me Vllazninë e këtij sezoni, është një tjetër futbollist që jo vetëm nuk ka debutuar ende me kuqeblutë por deri në janar e ka të pamundur për shkak të rikuperimit që është duke bërë.

Lojtari i dytë me vlerën më të madhe në treg kësisoj është Abdurrahman Fangaj 300 mijë euro. Po me këtë vlerë është edhe mesfushori me tipare sulmuese, shqiptaro- maqedonasi Demir Imeri.

Në vend të katërt ndërkohë është Behar Ramadani që vlerësohet 275 mijë euro, Aleksandar Isaevski me 250 mijë euro e po kaq edhe Ardit Krymi, Erdenis Gurishta e Eni Imami me nga 225 mijë euro ndërkohë që më pas lista vazhdon me portierin Bojan Zogoviç, Mevlan Adili, Fjoart Jonuzi e Arsid Kruja me nga 200 mijë euro secili.

Me poshte keni vleresimin per secilin prej futbollisteve te Vllaznise:/SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments