Ngolo Kante vazhdon të jetë objektivi kryesor i Antonio Contes. Trajneri leçez e sheh francezin e Chelsea si përforcimin ideal për mesfushën e skuadrës së tij.

Kampioni i botës është një titullar i “Bluve të Londrës”, por shitja e tij nuk përjashtohet.

Shumë klube “big” janë gati të paraqesin ofertat e tyre për 28-vjeçarin në merkaton e janarit.

Gjithsesi, në Angli zbulojnë edhe klubin që është favorit për të arritur një akord me Kante dhe Chelsea.

The Sun raporton se Manchester United është në “pole”, duke qenë një hap para Interit, Real Madrid dhe Manchester City. /abcnews/