Ish-futbollisti i njohur, Endri Vrapi ka folur në emisionin “Sport News Plus” në News 24, ka folur për sfidën Partizani-Vllaznia duke e analizuar këtë sfidë por edhe ecurinë e shkodranëve:

“Për Vllazninë e meriton të flasësh fjalë të mira pasi ka stabilitet tek loja, trajneri kërkon të sulmojë nuk kërkon të presi kundërshtarin, edhe sot kërkoi ta fitonte por ishte një ndeshje e vështirë.

Partizani e kërkoi më shumë golin pasi rastet ishin më flagrante sesa kundërshtari. Vllaznia duhet të menaxhojë situatën, ky rezultat i shkon përshtat Vllaznisë, por nëse ata thyhen nga Laçi, kampionati bëhet edhe më i bukur.

Bitri ka bërë diçka por që nuk ia vlen të diskutosh pasi ndeshja ka përfunduar.”