Thomas Strakosha është kthyer në një nga emrat më të lakuar në kampionatin italian, ku me paraqitjet e tij ka ndihmuar këtë vit Lacion të kthehet në pretendente për titullin kampion.

Por njëkohësisht ai është kthyer edhe në një element të vlerësuar jashtë Italisë, me shumë skuadra që kanë hedhur sytë nga portieri shqiptar.

Një prej tyre është edhe Evertoni, pasi Karlo Ançeloti kërkon që në edicionin e ardhshëm të krijojë një ekip që të luftojë për vendet e rëndësishme në klasifikim.

Sipas mediave angleze, ai ka përgatitur një listë të gjatë me elementë që do të dëshironte të afronte në skuadër dhe emri i Strakoshës është pjesë e kësaj liste.

Megjithatë, në Itali nuk e shohin të mundur një transferim të tillë, pasi Lacio vështirë se do të heqë dorë nga portieri shqiptar.

Sigurisht, nëse vjen një ofertë që kalon 40 milionë eurot, atëherë edhe Igli Tare mund të fillojë të mendojë për largimin e bashkëkombësit të tij, por një gjë e tillë duket pak e mundshme për momentin dhe me krizën që po kalon futbolli botëror. /vipsport/