HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEnea Jorgji 'ndjek' Ardit Krymin edhe në 'Champions League'

Enea Jorgji ‘ndjek’ Ardit Krymin edhe në ‘Champions League’

Ne Shkoder eshte fakt qe nuk kane ndonje simpati te madhe per arbitrin e FIFA-s Enea Jorgji. Madje kane qene jo te pakta rastet qe ai eshte kontestuar nga futbollistet dhe stafi teknik.

Por nderkohe Enea Jorgjit i është besuar sfida e kthimit mes Shakhtyor Soligorsk dhe Mariborit e cila do te luhet diten e enjte ne Turqi. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0 dhe kualifikimi për në turin e dytë, do të vendoset në Slloveni.

Asistentë të Enea Jorgjit do të jenë anësorët Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj, ndërsa gjyqtare e katërt do të jetë Emanuela Rusta. Çka do te thote se Jorgji do te arbitroje ish- futbollistin e Vllaznise Ardit Krymi i cili eshte pjese e Shakhtyor Soligorsk.

Tashmë, Ardit Krymit do t’i duhet të përballet sërish me vendimet e Enea Jorgjit, por kësaj rradhe jo më në Superiore me fanellën e Vllaznisë, por në ndeshjet europiane me Shakhtyor Soligorsk.

Kujtojmë se, përveç Krymit, me ekipin bjellorus luajnë edhe shqiptari tjetër, Valon Ahmedi dhe ish-sulmuesi brazilian i Kukësit, Vitor Feijao.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments