Vetem 17 vjeç, por tek Shamrock Rovers besojne ne aftesite e mesfushorit me origjine nga Shkodra, Justin Ferizaj (Puka). Kete e tregon me se miri fakti qe ai kater dite me pare ka debutuar ne “Champions League” me fanellen e kesaj skuadre.

Ka qene pikerisht minuta e 85-te e ndeshjes Shamrock Rovers- Hibernians, atehere kur rezultati ishte 3-0 per irlandezet dhe trajneri i kesaj skuadre Stephen Bradley ka vendosur t’i jape disa minuta ketij mesfushori 17 vjeçar qe eshte pjese e Akademise se ketij klubi.

Dhe Ferizaj jo vetem ka debutuar, por ne ato 8 minuta deri ne vershellimin perfundimtare te arbitrit te ndeshjes pas akordimit edhe te tre minutave shtese, ka treguar klas dhe mbi te gjitha, ka lene te kuptoje se mosha nuk eshte problem per te.

Rrjedhoje e disa veprimeve te bukura teknike ne fushe, ka marre edhe duatrokitjet e shumta te tifozeve te kesaj skuadre dhe sakaq, edhe mediat irlandeze i kane kushtuar vemendjen e duhur ketij debutimi.

17 vjeçari do te udhetoje neser drejt Maltes sepse eshte i grumbulluar edhe per ndeshjen e kthimit ndaj kesaj skuadre dhe nuk perjashtohet mundesia qe trajneri t’i jape serish disa minuta ne dispozicion. Ai konsiderohet nje nga elementet me te spikatur te Akademise se Shamrock Rovers dhe prandaj po promovohet edhe tek ekipi i pare.

Justin Ferizaj (Puka) eshte njekohesisht edhe pjese e kombetares U18 te Irlandes dhe me debutimin e fundit ne rradhet e Shamrock Rovers, duhet thene se jane shume ekipe qe jane vene pas tij dhe shume shpejt me te ngjare do ta shohim duke luajtur ne nje ekip te rendesishem europian.
Gjergj KOLA