Pas largimit të Da Silvës në fund të sezonit, duket se Vllaznia ka arritur të gjejë një tjetër “trident”, ndoshta edhe më të rrezikshëm. Vulaj-Aralica-Latifi ose ndryshe VAL janë tre futbollistët, që në ndeshjet europiane apo edhe në sezonin e ri, mund të vulosin shumë fitore ndaj ekipeve të ndryshme.

Në seancat stërvitore, lehtësisht duket klasi që ata kanë në cilësitë e tyre si futbollistë. Treshja e re, VAL, ndoshta në sezonin e ri mund të çojë në peshë gjithë tifozët kuqeblu.

Në stërvitjet e drejtuara nga Josa, ata merren vesh në mënyrë perfekte, ndoshta më pak me Latifin për shkak të ardhjes së tij me vonesë në fazën përgatitore në Austri, por dyshja tjetër Vulaj dhe Aralica merren vesh lehtësisht.

Megjithatë, në sezonin e ri, Vulaj-Aralica-Latifi ose ndryshe VAL, pritet të jenë një “shtyllë” e fortë, ku Josa do të bazojë lojën e gjithë skuadrës.
Maringlen ZHIVANI