Historite e ankesave dhe problemeve te Vllaznise me arbitrin Enea Jorgji nuk kane nisur ne perballjen e fundit me Tiranen. Shkodranet jane ankuar edhe me perpara per kete arbiter madje qe prej vitit 2017 eshte shpallur “non grata” prej tyre dhe per kete eshte sinjalizuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Shpresa e meposhtme e tregon kete gje teksa pas nje ndeshje te Kupes se Shqiperise ne mes Teutes dhe Vllaznise, luajtur me 15 shkurt 2017, ky arbiter pat shpikur nje penallti inekzistente per durrsaket dhe me pas lejoi edhe nje gol me faull duke shkaktuar eliminimin e Vllaznise ne çerekfinalen e Kupes se Shqiperise.
Pas kesaj ankese dhe shqyrtimit te saj nga Sektori i arbitrimit prane FSHF-se, ky arbiter per njefare periudhe nuk u lejua te gjykonte Vllaznine ne asnje ndeshje.
Por kohet kaluan dhe Jorgji u kthye serish te ndeshkonte Vllaznine. Kete here brenda ne “Loro Boriçi”, çka solli edhe irritimin e mijera tifozeve shkodrane e pikerisht prej kesaj ka ardhur edhe denimi i kesaj skuadre me zhvillimin e kater ndeshjeve pa tifoze.
Pyetja qe lind ne keto momente eshte e tille: Çfare mund te kete valle Enea Jorgji me Shkodren dhe Vllaznine?!