Nuk e ka kaluar paq përfundimin e ndeshjes Laçi-Tirana (1-3), bilbili kryesor I ndeshjes Enea Jorgji, së bashku me disa prej anësorëve dhe delegatin e FSHF Çela. “Panorama Sport” ka mësuar se albitri i FIFA përveçse është goditur në fushën e lojës dhe doli prej andej I shoqëruar nga forcat e policisë, është ndeshur me një pritë, rrugës duke u kthyer në qytetin e tij pas ndeshjes.
Mësohet nga Panorama sport se nga ana e “Kastriotit”, Enea Jorgjit I kanë ngritur pritë në autostradë. Kanë kërkuar nga gjyqtari të hapë krahun dhe I kanë ndaluar makinën duke kërkuar llogari për ndeshjen e Tiranës.
Por, ka qenë delegati i FSHF-së, siç duket I shqetësuar nga kjo “pritë” në mes të rrugës, që ka lajmëruar gjithë zyrtarët e FSHF-së, si dhe uniformat blu. Menjëherë pas telefonatës, duket se “trimat e rrugës” janë larguar, ndërkohë që policia ka marrë përsipër të shoqërojë deri në vendin e duhur Enea Jorgjin dhe albitrat e tjerë që udhëtonin me të, rrugës së kthimit në shtëpi.
Nuk është incidenti i parë i dhunës ndaj gjyqtarëve. Dhe dhuna, nuk është veçse me mjete të forta, gurë e shishe. Këtë radhë, dhuna ishte psikologjike./newsport/