Klubi i Kamzës shkarkoi sot trajnerin Julian Ahmataj, për shkak se ky i fundit festoi fitimin e titullit të Skënderbeut.

Sot u përfol se drejtimin e klubit do ta merrte Ernest Gjoka, por kjo mundësi është hedhur poshtë nga vetë klubi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kamza ka njoftuar se trajneri i ri i ekipit do të jetë i huaj, teksa emri i tij do të bëhet publik më vonë sot.

“KF Kamza bene te ditur akordin e arritur me nje trajner te huaj. Emri do te behet publik gjate oreve ne vazhdim.”