Janë orët e fundit të merkatos së verës dhe Kukësi ka menduar të zyrtarizojë një sulmues. Nën dispozicionin e trajnerit Skënder Gega është vendosur Sodiq Olamilekan Oseni.

19-vjeçari ka firmosur kontratë 5-vjeçare, teksa fillimisht do e nisë karrierën me ekipin U-21. Vjen nga Nigeria dhe shihet me potencial për të ardhmen.

Postimi i Kukësit:

WELCOME SODIQ OLAMILEKAN OSENI

Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi nigerian është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Oseni ka firmosur me klubin tonë për 5 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

19 vjeçari Oseni do të aktivizohet me ekipin e Kukësit U21, duke qenë nën vëzhgimin e stafit teknik për ekipin e pare.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Sodiq!