Klubi i Dinamos vazhdon të punojë intensivisht, ndonëse jemi në drejt mbylljes së merkatos së verës. Gjate dites se sotme ka prezantuar blerjet e bera gjate merkatos se veres me te cilat deshiron suksesin ne sezonin e ri.

Keshtu nder te tjera sot “blutë” e kryeqytetit kanë zyrtarizuar edhe afrimin e Patrik Fetaj. Në një postim në rrjetet sociale, Dinamo bën me dije se palët kanë firmosur deri në 2025-ën.

“Mbrojtësi Pukjan, i cili sezonin e fundit e mbylli si kapiten i Besëlidhjes, do të jetë pjesë e ekipit tonë deri në vitin 2025.”-shkruan Dinamo.

Sezonin e fundit 24-vjeçari ka luajtur me Besëlidhjen, ku edhe ka mbajtur shiritin e kapitenit, ndërsa më herët Fetaj ka qenë pjesë e grupit U-19 të Partizanit.

Padyshim qe pritshmerite ndaj ketij lojtari jane te medha, por edhe vete Fetaj eshte i vendosur per te treguar vlerat e tij me te mira me fanellen blu per ta ndihmuar kete skuader te rikthehet ne Superlige.