Cristiano Ronaldo ishte i pranishëm në një ngjarje bamirësie në Singapor dhe, në një konferencë për shtypin, u pyet për mundësinë e përfaqësimit të Portugalisë në Kupën e Botës 2026.

“Së pari, dua të luaj Evropianin vitin e ardhshëm.

Mendoj se është e rëndësishme të shikohen synimet afatshkurtra ose afatmesme. Le të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi 38-vjeçari, i cituar nga “The Straits Times”.

Kujtojmë se Cristiano Ronaldo e mbylli sezonin tek Al Nassr me 14 gola dhe dy asistime në 19 ndeshje dhe është pjesë e skuadrës së Roberto Martínezit për ndeshjet kundër Bosnjës dhe Islandës për kualifikueset e Euro 2024. Në dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024, bomberi portugez shënoi 4 herë.