Legjenda holandeze Marco van Basten ka zgjedhur tre futbollistët e tij më të mirë në histori.Por nuk ka vend për shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi.Van Basten, 58 vjeç, konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.

Holandezi shënoi 283 gola në 379 ndeshje për Ajax dhe Milan, duke fituar gjashtë kampionate, pesë kupa kombëtare dhe gjashtë trofe europianë në karrierë.

Van Basten gjithashtu udhëhoqi Holandën në Euro 1988 dhe u shpall tri herë fituesi i Topit të Artë.Ai tani ka zbuluar emrat e tre yjeve të nderuar nga adhuruesit e lojës së bukur në mbarë botën.

Van Basten, tani një drejtor teknik në FIFA, zgjodhi tri herë fituesin e Kupës së Botës dhe legjendën e Brazilit, Pele, i cili vdiq në dhjetor, si lojtarin e tij nr. 1.

Ikona e Argjentinës, Maradona, që u nda nga jeta në vitin 2020, ishte numri 2 i listës.Dhe i treti ishte mjeshtri holandez Johan Cruyff, i cili vdiq në vitin 2016.Van Basten pranon se Messi ishte afër hyrjes në listë, por humbi për shkak të mungesës së lidershipit.

Ndërkohë që nuk munguan elozhet për Cristiano Ronaldo-n, Michel Platini dhe Zinedine Zidane.Van Basten, i cili luajti ndeshjen e tij të fundit në vitin 1993 në moshën 28-vjeçare për shkak dëmtimesh, tha për France Football: “Pele, Diego Maradona dhe Johan Cruyff janë, për mua, tre lojtarët më të mëdhenj në histori.

“Si fëmijë, doja të isha si Cruyff. Ai ishte shoku im, më mungon. Pele dhe Maradona ishin gjithashtu të pabesueshëm.

“Messi është gjithashtu një lojtar i mrekullueshëm, por Maradona ka pasur gjithmonë më shumë personalitet në një ekip.

“Messi nuk është ai që del përpara për të shkuar në luftë.

“Nuk harroj Cristiano Ronaldo-n, Michel Platinin apo Zinedine Zidane”.