Ndeshja e pasdites së sotme në mes Ilirisë dhe Vllaznisë do të mbyllë javën e nëntë të kategorisë së parë. Një sfidë e cila do të vërë në provë të dy skuadrat të cilat padyshim që do të kërkojnë vetëm fitoren.

Ndërkohë siç mësohet, Sektori i Arbitrimit pranë FSHF-së ka përzgjedhur një treshe nga Elbasani për ta drejtuar këtë takim. Kështu, arbitër kryesor do të jetë Fatjon Xhemalaj.

Ai do të ketë asistencën e Uran Korra dhe Rexhep Muzhaqi ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë lezhjani Edvin Hoxha. Sakaq, vëzhgues i arbitrave është përzgjedhur laçiani, ish- arbitri i njohur Sokol Çekaj ndërsa delegat i Federatës do të jetë Dritan Babamusta.

Sigurisht që ajo çfarë pritet është një arbitrim korrekt në mënyrë që fituesi i ndeshjes të përzgjidhet nga ajo çfarë do të prodhojnë dy skuadrat në fushën e lojës. Takimi do te nise ne oren 14.00 ne stadiumin e Fushe- Krujes.
© shkodrasport.com