Skuadra shkodrane duket e detyruar të kërkojë me ngulm fitoren në ndeshjen e sotme kundër Ilirisë. Arsyeja kryesore është ruajtja sërish e diferencës prej shtatë dhe tetë pikësh me Erzenin dhe Dinamon.

Një rezultat tjetër përveç fitores do prishte jo pak raportet në renditje me këto kundërshtarë, duke pasë parasysh edhe përgjysmimin e pikëve në fazën tjetër. Por Vllaznia sot ka edhe një arsye më shumë për të kërkuar fitoren.

Pikërisht ditëlindja e trajnerit të portierëve Ideal Lekiqi dhe trepikëshi do të ishte dhurata më e mirë për të. Ai sot mbush 38 vjeç dhe padyshim që kthimi me fitore nga Fushë- Kruja do të ishte një arsye më shumë për ta festuar si duhet këtë përvjetor.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura trajnerit Lekiqi dhe një karrierë sa më të suksesshme!
© shkodrasport.com