Pas ndërprerjes për shkak të situatës së krijuar nga tërmetet, kampionati I Superligës pritet të zhvillojë mesjavën e ardhshme ndeshjet e javës së 14-të. Në Gjirokastër, Luftëtari do të presë Vllazninë dhe pavarësisht se në pamje të parë duket I dorëzuar, duket se do të jetë një ndeshje e hapur.

Në rradhët e gjirokastritëve luan edhe mbrojtësi shkodran Enes Isufi I cili po gjen hapësirat e duhura për t’u aktivizuar tek kjo skuadër dhe ai është I kënaqurme këtë gjë dhe këtë e shpreh edhe në një prononcim të dhënë për “Shkodra Sport” kur shprehet:

“Është ndeshje me emocion, pasi jam rritur dhe formuar tek ekipi i Vllaznisë, por pjesën tjetër ia lemë fushës. Në aspektin personal gjerat po shkojnë mirë pasi po stërvitem mirë dhe po luaj rregullisht me Luftëtarin. Ky ishte ndër opsionet më të mira të mundshme, të luaja, të bëja minutat e duhura, ato që më kanë munguar vitin që kaloi dhe gjërat po ecin siç duhet”.

I pyetur ndërkohë si e parashikon ndeshjen Luftëtari- Vllaznia dhe a mund të konsiderohet e rënë skuadra gjirokastrite ashtu siç e gjykojnë shumë specialistë, Isufi përgjigjet: “Ne tashmë do futemi për tre pikë, sepse jemi pak në nevojë pikësh, pasi rezultatet javët e fundit s’na kanë ecur siç duhet, atë që do ja lemë fushës.

Luftëtari shpreson ende se do ia dalë të qëndrojë n Superligë, normalisht përderisa është garë e hapur deri në fund, pse jo të mos shpresojmë edhe shpëtimin.

19 vjeçari shkodran që është edhe pjesë e kombëtares U20 të Shqipërisë, sezonin e kaluar ishte pjesë e Skënderbeut por pa gjetur dot hapësirat e aktivizimit dhe prandaj në Gjirokastër ku po luan rregullisht, duket I kënaqur dhe mundohet të japë në çdo ndeshje maksimumin, ashtu siç do të tentojë ta bëjë edhe ndaj Vllaznisë.
© shkodrasport.com