Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEni Imami i emocionuar: Largohem nga Vllaznia me kokën lart

Eni Imami i emocionuar: Largohem nga Vllaznia me kokën lart

Eni Imami do të largohet me kokën lartë dhe me zemrën plot, pas aventurës në Europë me Vllaznisë. Mbrojtësi kryeqytetas do të vijojë karrierën te Dinamo, teksa këtë gjë e ka konfirmuar edhe pas kualifikimit të çmendur ndaj Shiroki Brijeg. Në prononcimin për mediat, autori i golit të dytë, u shpreh:

Ishim jashtë mase të karikuar. E dinim që do e kalonim këtë kundërshtar. Na motivoi më shumë edhe ajo ndeshja atje të them të drejtën. E dimë shumë mirë të gjithë që nuk e kemi merituar të humbasim në Shirokë. Kam firmosur te Dinamo dhe jam një lojtar i Dinamos. Nuk doja të largohesha nga Vllaznia ashtu me hile.

Doja të largohesha me kokën lartë. Sigurisht që tani do e vazhdoj aventurën Europiane, por uroj të ecim sa më shumë. Kam kaluar një vit të mrekullueshëm në Shkodër dhe do ishte mënyra më e keqe të largohesha duke u eliminuar për faj të dikujt tjetër, jo për fajin tonë.

Pishman i madh që nuk i shijova tifozët për 1 vit këtu te Shkodra. Sot ishte kënaqësi e madhe që i shijova si futbollist i tyre, pasi gjithmonë kam qenë kundërshtar”, përfundoi Imami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments