Enis Çokaj është një nga mesfushorët shqiptarë më të spikatur të momentit. 21-vjeçari nga Kopliku aktivizohet në radhët e Lokomotivës së Zagrebit, teksa është shndërruar në një titullar absolute te kjo skuadër, duke zgjuar interesin edhe të trajnerit Edi Reja. Në një lidhje live në “Skype” nga për televizionin “Tv Rozafa”, Çokaj ka rrëfyer aventurën e tij kroate që nga fillimet e hershme, duke u shprehur:

“Nuk kam qëndruar shumë kohë në Koplik dhe Shkodër. Sapo mbarova klasën e 9-të, bërë shkollën sportive “Loro Boriçi” në Kamzë. Atje kalova 3 vite e gjysëm. Isha dhe kapiteni i skuadrës. Nga aty u transferoma tek Lokomotiva e Zagrebit. Në fillim tek 19-vjeçarët, më pas kalova tek ekipi I parë. Më pas kalova 6 muaj tek ekipi i Laçit. Selami Pepa ka qenë trajneri im për 2 vjet. Është shumë trajner i mirë.

Unë kam qenë më parë edhe 6 muaj te Akademia Ajaks, pastaj te Vllaznia, më pas kalova te Shkëndija e Tiranës, ku edhe spikata. Kemi pasur trajnerë shumë të mirë. Kur shkova në fillim në Koroaci shkova në provë, e kalova provën dhe bëra kontratën e parë profesioniste. Ishte një ndjesi e veccantë. Lokomotiva e Zagrebit është një trampolinë për lojtarët e rinj, shpresojmë që të ndodhë dhe me mua sa më shpejtë. Stërvitemi maksimalisht dhe japim maksimumin tonë.

Kapo e bandës shqiptare këtu në Zagreb është Myrto Uzuni (qesh). Ai është kryesori. do të transferohet në një kampionat tjetër, ndërkohë ne kemi ende kohë, na duhet dhe pak eskperiencë.

Nuk ka rëndësi nëse je nga Kopliku apo Berati, futbolli do vetëm që të punosh shumë dhe të stërvitesh. Futbolli ky është vetëm stërvitje. Marrdhëniet me klubin dhe me tifozët i kemi shumë të mira. Na vlersojnë shumë. Në bazë të statistikave, mesatarisht varapoj 11.5 km.

Laçi më dha mundësinë që të punoj shumë dhe të merrja vendin e titullarit te Lokomotiva. Dua të falenderoj presidentin Pashk Laska që është një nga më korrektet në Shqipëri. Por edhe Prengën, që na ka ndihmuar shumë”, u shpreh Çokaj.