Orët kalojnë dhe sfida e shumëpritur në mes Vllaznisë dhe Tiranës po afron. Kuptohet që të gjithë tashmë mezi e presin këtë përballje duke dhënë njëkohësisht edhe mendimet rreth saj se kush është më favorite për ta fituar atë. “Shkodra Sport” në kuadrin e marrjes së opinioneve të gazetarëve të ndryshëm, ka vijuar këtë rubrikë me Enkeleida Zeko, autoren dhe drejtuese e emisionit “Fair Play”.
Sipas saj, kjo përballje nuk do të jetë vendimtare për fatet e titullit kampionat. Por nga ana tjetër, Zeko mendon që Bekim Balaj do të ketë në dorë situatën në këtë ndeshje. Për më shumë lexoni intervistën e dhënë për gazetën “Shkodra Sport”:
– Të dielën luhet “klasikja” Vllaznia- Tirana. Do jetë vendimtare kjo ndeshje për fatet e titullit kampion?
Nuk mendoj se kjo perballe do te jete vendimtare per fatet e titullit kampion. Ky kampionat ka treguar se skuadrat nuk kane patur nje ecuri konstante dhe nuk kane stabitet ne rezultat. Humbasin me skuadrat e fundit te tabeles dhe mund te fitojne me rivalet e drejtperdrejte.
Kjo situate e shtrire ne kohe gjate 20 javeve nuk te le hapesire te mendosh se fatet e kampionatit do te varen plotesisht nga kjo ndeshje. Megjithate ajo mund te jete tregues per shkeputjen e Tiranes me 9 pike nese fiton ose ngushtimin e diferences me Vllaznine ne 3 pike nese kuqeblute fitojne. Por mendoj se serish do te kete ndryshime ne kete drejtim. Jane edhe 16 jave per tu luajtur
– Kush është më i avantazhuar në këtë pragndeshje?
Ai qe do te jete me mire nga ana psikologjike. Ndeshje te tilla jane edhe lufte nervash. Tirana ka qetesine e pikeve ndersa te Vllaznia duan ta shfrytezojne sa me mire kete perballje. Nese do te konfirmohet qe tek bardheblute do te mungojne Lulaj dhe Florent Hasani per shkodranet do te jete Asi nen menge.
– Josa apo Shehi, kush do ta fitojë këtë ndeshje?
Ai qe do ta ndertoje dhe lexoje me mire ndeshjen. Takime te tilla kane shume nevoje per vendimet e trajnereve.
– Balaj apo Hasani, do ta vendosë ndonjëri prej tyre këtë ndeshje?
Hasani per momentin eshte ne dyshim per shkak te disa problemeve ne dijenine time. Nese nuk do te rikuperohet deri te dielen per Tiranen do te jete nje problem me vete pasi edhe Lulaj eshte ne dyshim ndersa Aleksi nuk luan per shkak kartonash. Balaj mendoj se ka ne dore situaten.
– Do jetë vërtetë “klasike” edhe këtë herë në fushë dhe në tribuna kjo ndeshje?
Uroj qe po. Situata kohet e fundit ne shkallet e stadiumeve ka qene skandaloze. Ndikojne shume faktore por shqetesuese eshte qe nuk behet asgje ne kete drejtim. Tani edhe moti eshte i ftohte por besoj, pasi te dyja skuadrat jane tifozeri fantastike. Tifozet do te kishin nje ndikim te madh ne nje ndeshje si kjo. Jam e bindur se ne Shkoder do ta vleresojne kete moment.
– Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilët skuadër në këtë ndeshje?
Tirana ka disavantazh se mund te kete mungesa te rendesishme e Shehit do t’i duhet te ndryshoje formacionin. Te Vllaznia kane favorin se do te luajne ne Shkoder dhe atmosfera e krijuar aty mund t’i ndihmoje shkodranet per te marre maksimumin nga kjo sfide.
Intervistoi: Gjergj KOLA