Luis Enrike u rikthye në stolin e kombëtares spanjolle, pas ndarjes nga jeta të vajzës së tij 9-vjeçare, që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Enrike u shpreh shumë I lumtur për rikthimin e tij te kombëtarja spanjolle, por gjatë konferencës për shtyp u pyet nga gazetarët për marrëdhënien e tj me Roberto Morenon, ish -ndihmësin e tij.

“Çështja ime me Morenon, që më zëvendësoi, nisi që prej 12 shtatorit, kur pashë se donte të ishte ai trajneri i parë i kombëtares në Europianin e 2020-ës. Po e shihja problemin që po vinte. E kuptoj që ishte diçka e madhe për të, të ishte trajneri i parë, por ishte shumë ambicioz dhe aspak besnik dhe këtë nuk e dua për skuadrën time”, shprehet Enrike.

Më tej ai shton: “Moreno dhe Federata kishin shprehur opinionet e tyre për çështjen dhe mungonte vetëm varianti im. Nuk dua t’i them gjërat ndryshe nga ajo që janë bërë. Në ngjarjet e rëndësishme të jetës sime, kisha mundësinë të njihja më mirë njerëzit dhe të shihja kush ishte shok për mua dhe kush jo.

Moreno më tha se mund të bëhej zëvendës trajner, vetëm pas Europianit, diçka që jam i sigurt se unë nuk do t’ia bëja këtë gjë”.