Janë hallka më e kritikuar e futbollit shqiptar, por rezulton se Federata Shqiptare e Futbollit shpenzon rreth 1 miliard lekë në vit për gjyqtarët. Konfirmimi vjen nga vetë raporti financiar i vitit 2019 i lexuar dje nga Sekretari I Përgjithshëm Ilir Shulku.

Edhe pse javë pas jave gjyqtarët janë në epiqendër të kritikave, ato vazhdojnë të jenë departamenti për të cilin investohet më shumë nga FSHF, të kaluar vetëm nga ekipet kombëtare të futbollit. Shulku lexoi sot në Asmable të gjitha shifrat duke detajuar si më poshtë shumat që shpenzoheshin dhe duket qartësisht se klubet e futbollit janë ndër ata që përfitojnë më pak në mënyrë direkte nga fondet vjetore të FSHF-së, edhe pse kjo e fundit sot u mundua t’i cilësonte si familjen e saj dhe I këshilloi që të mos shprehnin hapur pakënaqësitë në media.

Në vijim, lista e shpenzimeve për vitin 2019 sipas Shulkut:

-Për ekipet kombëtare të të gjitha moshave dhe stafev, bonuset e tyre dhe ekipe e gjyqtarëve të huaj janë shpenzuar rreth 481 milionë lekë të reja

-Për gjyqtarë, delegatë e vëzhgues të të gjitha kategorive, komitete e komisione janë shpenzuar 97 milionë lekë

-Për ndihmat në formë baze material janë shpenzuar rreth 7 milionë lekë

-Fonde për të drejtën televizive që u shpërndahet klubeve janë shpenzuar rreth 74 milionë lekë

-Fondi për cilësi sportive që i akordohet klubeve e lojtarëve si bonuse janë shpërndarë rreth 27 milionë lekë

– Për zonat rajonale rreth 40 milionë lekë nga të cilat paga të stafit, gjytarëve, delegatëve rreth 24 mln leke ndërsa materiale sportive rreth 12 milionë lekë

– Mbështetjen e futbollit të femrave rreth 20 milionë lekë

– Për mirëmbajtjen e stadiumeve “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” rreth 31 milionë lekë. /vipsport/