Është shuar një nga legjendat e Real Madrid. Ico Aguilar ka qenë një sulmues i njohur dhe ka humbur jetën në moshën 71-vjeçare.

Ai u aktivizua për tetë sezone me “Los Blancos” (1971-1979), periudhë gjatë së cilës shënoi 50 gola në 190 ndeshje.

Shtatë trofe fitoi Aguilar me Realin: pesë herë titullin kampion dhe 2 herë Kupën e Mbretit. Në vitin që u transferua në Madrid erdhi edhe debutimi me kombëtaren spanjolle, skuadër me të cilën shënoi një gol në tre ndeshje të zhvilluara.

“Një nga lojtarët më të mëdhenj historikë që ka veshur fanellën e klubit tonë”, e cilëson Reali ish-sulmuesin në mesazhin e ngushëllimit që ka dërguar për familjarët dhe tifozët e shumtë. /abcnews/