Sukseset ne karrieren 20 vjeçare, kane marre nje tjeter nderim per peshengritesin e njohur shkodran Erkand Qerimaj.
Pas dy dekadash karrierë fantastike si askush tjeter, me shumë tituj e medalje brenda e jashtë vendit, Erkand Qerimaj merr edhe një vlerësim nga shteti shqiptar.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, e ka nderuar sot kampionin shkodran me urdhrin “Gjergj kastrioti Skenderbeu”. Ceremonia është zhvilluar në Presidencë, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë kampioni qerimaj në Facebook.

“Një ditë shumë e lumtur! Pas shumë viteve punë, mund e sakrifica e 20 vite me medalje mesdhetare, europiane, botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e Flamurit Kombëtar në arena ndërkombëtare!

Falenderoj Presidentin e Republikës Ilir Meta për dekorimin me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë”, shkruan Qerimaj.